
Jovica Ilievski
Kryetar i Komunës së Bërvenicës
Data dhe vendi i lindjes: 03.05.1968 në Tetovë
E-mail: gradonacalnik@brvenica.gov.mk
Gjuha amtare: Maqedonisht
Gjuhë të tjera: Anglisht, Shqip, Serbisht
Arsimimi
Arsimin fillor e përfundoi në vendlindjen e tij, në fshatin Çellopek, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Qendrën Shkollore Mjekësore “Nikolla Shtejn” – Tetovë.
Gjendja martesore
I martuar dhe prind i dy fëmijëve në moshë madhore.
Përvoja e punës
1999 – nëntor 2021: I punësuar në ISHP Spitali Klinik Tetovë. 11 nëntor 2021 – sot: I zgjedhur Kryetar i Komunës së Bërvenicës për mandatin 2021-2025, 2025-2029. 2013 – 2017: Anëtar i Këshillit të Komunës së Bërvenicës.
Si dashamirës i sportit, ai është i përfshirë aktivisht në këtë fushë, duke mbështetur ngjarje të shumta sportive dhe duke dhënë kontribute të mëdha. 2001 – 2013: Pjesëmarrës në kategoritë e të rinjve në kuadër të FFM-së (Federata e Futbollit të Maqedonisë). 2013 – 2021: Anëtar i përfaqësueses së të rinjve U21 në kuadër të FFM-së. Mesi i vitit 2021: Anëtar i Ekipit A (Përfaqësuesja kryesore). 2016 – sot: Nënkryetar i Lidhjes Futbollistike të Tetovës.
Aftësitë dhe kompetencat personale
Ndershmëri, motivim, aftësi komunikuese dhe oratorike, kreativitet, fleksibilitet, aftësi për punë me vetëiniciativë dhe punë në ekip, këmbëngulje për gjetjen e zgjidhjeve.